Në emër të përfaqësuesve të mazhorancës në Këshillin e Rregulloreve dhe Mandateve, deputeti i Ulsi Manja ka lexuar raportin e deputetëve të PS-së.
Duke renditur arsyet, e mosarrestimit të Saimir Tahirit, ai “padashur” ka zbuluar pse u shit emri i dëshmitares së mbrojtur.
“Provat e pretenduara nga Prokuroria, të paraqitura në Këshill, për ne nuk përbënin sekret hetimor”, u shpreh Manja.
Ndërkohë prej ditësh, qarkullon në media emri i dëshmitares s mbrojtur, emri i së cilës, dyshohet e ka dalë nga deputeti i PS-së, Bledi Çuçi, anëtar i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve. DRONI.al











