Një fëmijë ka mbetur rëndë i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në Tirane. Mësohet se, fëmija është përplasur nga mjeti te kryqëzimi i “Rrugës së Qelqit” në Kombinat dhe është transportuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit.












