• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REPORTAZH/ Vila dhe jeta luksoze e Habilajve bëjnë kontrast me fshatin e varfër Babicë

droni by droni
25 October, 2017
in Kronika, Kryesore
0
REPORTAZH/ Vila dhe jeta luksoze e Habilajve bëjnë kontrast me fshatin e varfër Babicë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sapo futesh në qytetin e Vlorës, në krah të majtë të rrugës Transballkanike, në katin e dytë ndodhet “Denis Bar”, në pronësi të, Moisi, Artan dhe Florian Habilaj, tre vëllezërit e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhe personat më të përfolur ditët e fundit në Shqipëri.
Sipas informacioneve të dritare.net lokali edhe pse në bashkëpronësi të tre vëllezërve, ndodhet i regjistruar në emrin e Florian Habilajt, ose siç është përmendur në dosjen “Habilaj” Lolo.
Dritare.net mëson gjithashtu se Floriani, është quajtur “Lolo” për herë të parë nga gjyshja e tij, dhe kjo nofkë mbetur nga fëmijëria, përmendej edhe në përgjimet që antimafia italiane i ka sjellë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Në pronësi të tre vëllezërve Habilaj, ndodhet edhe një karburant në Vlorë, i quajtur AMF (Artan, Moisi, Florian) edhe ky në emrin e Florianit.
Në mes të rrugës, Transballkanike, sapo merr rrugën në të djathtë, ngjitesh drejt fshatit Babicë e Vogël, fshat nga vijnë tre vëllezërit Habilaj, Moisi i cili është arrestuar në Itali, dhe Artani e Floriani që dyshohen që fshihen akoma në atë fshat, dhe janë personat më të kërkuar në Shqipëri dhe Itali.
Sapo ofrohesh rrugës së fshatit Babicë e Vogël, e vetmja gjë që sheh janë rrugët e boshatisura, dhe një burrë i moshuar që shtyn një karrocë mbeturinash
Futesh në zemrën e fshatit, dhe i pari me të cilin mund të flasësh është pronari i njërit nga dy dyqaneve që ndodhen në këtë fshat.
Pronari i dyqanit që nuk dëshiron të identifikohet, sapo e kupton që në fshat kanë ardhur disa gazetarë, fillon e flet për varfërinë e fshatit dhe jetesën e vështirë që bëjnë aty, madje nuk nguron të tregojë edhe listën e borxheve të fshatarëve.
Ai nuk dëshiron të flasë për Habilajt, që më vonë e kuptuam se i kishte komshinj dhe vetëm disa avlli i ndanin nga shtëpia tyre.
Sapo del nga dyqani, përballesh me një tjetër zotëri, që edhe ai, përpara se të flasë për Habilajt, flet për varfërinë, për jetesën e rëndë në fshat, dhe për mungesën e investimeve.
“Ne duam rrugë, duam të na largojnë plehrat nga fshati dhe ujë të pijshëm”, shprehet i zemëruar banori, për dritare.net
Nëse në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, Habilajt njihen si bosët e drogës në vend dhe jashtë saj, për banorët atje gjithçka është trillim dhe e vërteta , sipas tyre do të dalë shumë shpejtë në dritë.
“Sigurisht që i njoh, ata janë të gjithë njerëz të mirë, nuk kanë qenë kurrë problematikë në fshat dhe janë sjellë mirë me të gjithë”, shprehet ai, për personat që kanë tronditur vendin dhe politikën ditët e fundit.
Pak metra më tutje, ndodhet dyqani i dytë i fshatit, që përsëri kishte një listë të gjatë borxhlinjsh, dhe banorët mbijetonin duke marrë ushqime borxh.
Banorët shprehen se kjo çështje, sipas tyre ka marrë përmasa shumë të mëdha dhe është mediatizuar shumë, saqë tanimë edhe fëmijët kanë frikë t’i nxjerrin nga shtëpia. Ata nuk tregojnë se çfarë i frikëson që qëndrojnë të mbyllur, por ajo që arritëm të mësonim, është se, nuk ishin Habilajt frika e tyre.
Duke ecur rrugës së fshatit, gjendemi përpara shtëpisë së tre vëllezërve Habilaj, një shtëpi e cila bie në sy në atë fshat për shkak të pamjes së saj madhështore. Një vilë 3-katëshe, me një oborr të shtruar mirë, dhe me disa pemë dekorative që veçohej nga të gjitha shtëpitë e tjera.
E vetmja lëvizje në atë shtëpi, ishte një zotëri i cili sjell një vajzë të vogël me makinë deri te dera, dhe largohet menjëherë pa thënë asnjë fjalë.
Largohemi nga fshati Babicë e Vogël, me shumë pikëpyetje, nga njëra anë janë lajmet 24 orë në televizionet, gazetat dhe portalet shqiptare që i nxjerr Habilajt, si bandë trafikantësh që kanë tronditur Italinë dhe nga ana tjetër një realitet krejt ndryshe në Babicën me 100 banorë, që e ka luftën me varfërinë, jo me Habilajt. Te paktën të kishin bërë diçka për fshatin e tyre! Dritare.Net

Previous Post

DETAJE/Gjirokastër, autori tentoi vetëvrasjen, Policia zbulon dinamikën e ngjarjes

Next Post

Sot seanca për (mos)arrestimin e Saimir Tahirit, Edi Rama teston “qëndresën” e deputetëve të PS

droni

droni

Next Post
Zbulohen porositë që u dha sot Taulant Balla deputetëve për Saimir Tahirin

Sot seanca për (mos)arrestimin e Saimir Tahirit, Edi Rama teston “qëndresën” e deputetëve të PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.