Pas incidentit ku kryeministri Edi Rama i ofendoi sot, kanë reaguar edhe disa nga gazetarët e pranishëm në fjalën e kryeministrit.
Ata e kanë quajtur si të turpshëm reagimin e kryeministrit. Ata shkruajnë se duhet të reagojnë pronarët dhe shoqatat e gazetarëve për këtë rast.
“Është e turpshme që një kryeministër të dalë qëllimisht, siç e pranoi edhe vetë, për të ofenduar dhe denigruar gazetarët. Ne sa kishim në dorë e bëmë, hoqëm mikrofonat. Tani të reagojnë drejtoret, pronarët dhe shoqatat e gazetarëve”, shkruan Indrit Maraku i ABC News.
“E turpëruar që kryeministri më detyroi t’i heq mikrofonin dhe t’ia lë fjalën në mes!”, shkruan Esioni Konomi.











