Një minator ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Bulqizë.
Minatori 33-vjeçar, i identifikuar si Liman Keta, mësohet se është zënë nga masivi i shkëmbinjve brenda galerisë D.
Ai ka qenë duke punuar kur ka humbur jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.












