Policia e Lezhës ka bërë të ditur se rreth orës 11:15 është marrë njoftim se në një banesë në Rrilë ka rënë zjarr.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfikësja për menaxhimin e situatës.
Banesa e cila është përfshirë nga flakët është private 1-katëshe dhe brenda saj ishte shtetasi Gj. D., 85 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e djegies së dhomës ku ai qëndronte.
Vazhdojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.











