Kastriot Ismailaj eshte denuar me 11 vite burg. Vendimi ështe marrë nga Gjykata e Tiranës. Ismailaj është i akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda. Po ashtu gjykata vendosi ti konfiskohen dhe 4 milion dollarë. Vepra penale për të cilën akuzohet Ismailaj është ajo e marrëveshjes me kompanisë CEZ-DIA për borxhet e energjisë. Prokuroria akuzon Ismailajn për një dëm prej 4 mln euro ndaj CEZ-it. Organi i akuzës kishte kërkuar 15 vjet burg për Ismailajn, prej tyre 10 vjet për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe 8 vjet burg për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”.












