Policia kufitare e Kapshticës ka zbuluar 8 klandestinë të fshehur në një kamion që vinte nga Turqia. 6 prej tyre ishin afganë dhe dy, sirianë.
Kamionisti ishte turk, 54 vjeç, me iniciale E. M.
Policia ka ndaluar shoferin dhe ka shoqëruar klandestinët në qendrat e pritjes së refugjatëve.













