Ulja e temperaturave në vend ka sjellë rreth 5 cm dëborë në zonat e thella malore.
Nga të dhënat e fundit rezulton se reshje bore ka zonën e Shishtavecit, Kollovozit, Grykëçajes, Arrënit e Topojan. Moti i keq në këto zona kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Në zonat më të ulëta të qarkut Kukës ka pasur reshje shiu, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin në qytet, ndërsa në Rrugën e Kombit ka pasur rënie gurësh.












