Në emër të LSI-së, deputeti i kësaj force politike Luan Rama, ka paralajmëruar sot se në seancën e Kuvendit të ditës së mërkurë, kjo forcë politike do të votojë “pro” kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Luan Rama ka dënuar dhe bëri të ditur më tej se kryeministri Edi Rama duhet të heqë dorë nga presionet ndaj Prokurorisë, ndërsa i ftoi prokurorët të mos bien preh e presioneve të kreut të ekzekutivit.
“LSI mbështet qëndrimin e opozitës për të bojkotuar komisionet parlamentare”, u shpreh midis të tjerave Luan Rama. DRONI.al












