Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme ne Lezhë.
Sipas burimeve të Policisë, sot rreth orës 14:00 në aksin rrugor Lezhë – Rraboshtë, rrugë urbane dytësore, ka ndodhur një aksident me pasoja.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë që konstatuan se automjeti me targa AA 403 PU me drejtues shtetasin E. L., 23 vjeç, dyshohet se ka përplasur për vdekje shtetasin Z. GJ., 58 vjeç .
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.











