Në fshatin Selitë, Njësia Administrative Mollas, në vendin e quajtur “Kodra e Madhe”, B. M., 57 vjeç banues në fshatin Mollas, duke drejtuar mjetin e tij traktor, pa targa me karroceri të ngarkuar me dru zjarri ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme vetë drejtuesi i mjetit.












