• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLENDI FEVZIU/ Një foto e një ministri të Ramës me Habilajt po qarkullon…

droni by droni
23 October, 2017
in Kronika, Kryesore, Opinion, Politika
0
FOTO/ Kushëriri i Saimir Tahirit  dolli pa fund për drogën me kreun e policisë kufitare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Blendi Fevziu

Kanë mjaftuar disa materiale të publikuara në dhjetë ditët e fundit për të hapur një kuti të zezë të politikës shqiptare dhe padyshim vesin më negativ dhe më problematik të saj, lidhjet me krimin.
Kanë qenë fillimisht krerët e partive opozitare, Basha dhe Kryemadhi që kanë afishuar në emisionin Opinion fotot e disa politikanëve të rëndësishëm të PS të shoqëruar me persona në kërkim nga autoritetet italiane. Fotot, një pjesë e të cilave në zyrat elektorale të PS, u pasuan të nesërmen nga një tjetër foto, ku po i njëjti person që shfaqej në mbledhjet e PS kishte pozuar edhe në çadrën e protestës së PD!
Vetëm 4 ditë pas fotove, PD publikoi një dosje hetimore italiane ku gjendeshin mbi 400 faqe përgjimeve të Habiljave të Vlorës, të cilët, përfshinin edhe ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit, në një gjest, që është padyshim më i forti i 25 viteve të fundit. Deputetët u ndanë në Komisionin e mandateve, por historia nuk mbyllet këtu. Nuk mbyllet as të mërkurën kur të votohet për fatin e Tahirit. Nisur edhe nga informacionet që po qarkullojnë e që po paralajmërohen prej kohësh, pyetja bazë është: a janë këto materialet të vetme dhe sporadike apo pjesë e një fushate për pastimin e politikës dhe prerjet e lidhjeve të saj me krimin? A është kjo një betejë e disa partive opozitare që po demonstrojnë pak materiale kompromentuese që kanë apo më tej? Një fushatë e ngjashme me atë të Zajevit në Maqedoni që publikoi disa mijëra përgjime dhe tronditi thellë vendin? A është një betejë vetëm e Prokurorisë, që ka vendosur të veprojë më në fund apo diçka më e madhe? Pyetja padyshim që meriton një analizë më të thellë. Dhe nis thuajse një vit e gjysëm më parë.
Në momentin që kanabisi ishte në kulmin e kultivimit të tij dhe kur ambasadorët e huaj thuajse nuk flisnin për të, në Tiranë u shfaqën disa zyrtarë ose oficerë të organeve ligjzbatuese të vendeve të ndryshme të BE që nisën të marrin informacione nga gazetarë dhe njerëz të specializuar pikërisht këtë problem. Nga vjeshta e vitit të kaluar, në Tiranë u shfaqën ekipe të mediave kryesore europiane si M6, BBC, DË etj, të cilët nisën ta etiketojnë Shqipërinë, në ekrant e tyre, si eksportuesin më të madh të kanabisit në Europë. Për këtë deklarim ata referonin burimet e shërbimeve të tyre sekrete.
Në fillim të vitit, në mediat tona nisën të shpërndahen informacione që ishin furnizuar nga shërbimet dhe zyrat ligjzbatuese perëndimore. Ato flisnin për fuqizimin e krimit të organizuar në Shqipëri dhe për rrezikun, ende të pakonfirmuar, se ai mund të përdorej nga terrorizmi.
Disa muaj më parë, po këto burime, në kontrast me qetësinë diplomatike, nisën të flasin për një rrezik direkt që i qaset Shqipërisë dhe të paralajmërojnë publikimin e dokumenteve që kompromentojnë njerëzit e fuqishëm politik në Shqipëri. Cili ishte shqetësimi që ata kanë shprehur në takime me shumë njerëz influentë në media dhe jo vetëm?
Shqetësimi i parë dhe kryesor ka qenë fakti që kultivimi thuajse legal i Kanabisit po fuqizonte tej mase bandat dhe krimin e organizuar në vend. Ky fuqizim mund të paralizonte policinë, gjyqësorin, prokuroinë dhe padyshim mund të blinte lehtësisht politikën. Ose mund ta bënte krimin pjesë të politikës siç kishte ndodhur në disa raste në 2013. Pra krimi po bëhej aq i fuqishëm sa çrrënjosja e tij do ishte shumë e vështirë.
Shqetësimi i dytë ishte lidhja e politikës me krimin. Po sipas këtyre burimeve qyteti i dytë dhe i tretë më i madh i Shqipërisë janë thuajse krejt nën kontrollin e bandave që i përdorin institucionet si ndërmarrje private. Dokumentet që qarkullojnë dëshmojnë me foto dhe me tekst ndikimin që bandat kriminale të këtyre qyteteve kanë mbi pushtetin lokal.
Shqetësimi i tretë ishte “legalizimi” i krimit dhe sfida thuajse publike që ky po i bën qytetarëve normalë të këtij vendi. Përfaqësues të përfitimeve të paligjshme dhe kriminale janë fotografuar për javë të tëra në rrugët e qyteteve kryesore, në restorante dhe në klubet e natës. Shpesh herë në shoqërinë e njerëzve me pushtet në këtë vend. Ajo që bie në sy është moskokëçarja e këtyre keqbërësve të vegjël, që ndihen krejt të pa shqetësuar. Siç thoshte një oficer perëndimor, po këta keqbërës që në Belgjikë dhe Hollandë lëvizin me transport publik për të mos rënë në sy, këtu parakalojnë më makina 200 mijë euroshe pa asnjë shqetësim. Dhe sfilojnë përpara policisë që është e paaftë t’i ndalojë ose në shumë raste trembet nga lidhjet e forta politike të tyre. Pra këta banditë ordinerë, ndihen pak a shumë zotër të vendit.
Shqetësimi i katërt ishte investimi i parave të krimit në Shqipëri dhe përfitimi i më shumë të ardhurave që më pas investohen po në aktivitete kriminale.
Javën e dytë të shtatorit, videoja e përplasjes së policisë në Elbasan ka qenë shokuese jo vetëm për opinionin në Shqipëri, por edhe për partnerët tanë. Ajo ka qarkulluar në zyra të rëndësishme në Bruksel, duke bindur tashmë edhe politikën për alarmin që shërbimet e specializuara e kishin lëshuar edhe më parë: krimi po sfidon hapur në Shqipëri dhe shteti është ia paaftë të reagojë. Nuk është çudi që fushata e fundit të ketë nisur edhe nga ky shqetësim.
Nisur së paku nga këto të dhëna, por edhe të tjera që me siguri njerëzit e medias nuk i dinë, situata vështirë që të jetë e qetë në ditët në vijim. Në redaksi portalesh kanë qarkulluar fotot të një tjetër ministri të qeverisë në shoqërinë e një njeriu të Habilajve gjatë fushatës në Vlorë. Edhe pse në një drekë disi të gjerë. Qarkullojnë përgjime të një kryetari bashkie të rëndësishëm me eksponentë të njohur të botës së krimit, një dosje që implikon të afërmin e një Ministri, raporti i një shërbimi perëndimor për klanet dhe familjet mafioze në Shqipëri si dhe një dosje e rëndësishme korrupsioni që me gjasë do të vihet në lëvizje edhe nga organet e hetimit shumë shpejt!
Bashkë me këto do të shtohet presioni edhe diplomatik për luftë reale kundër krimit dhe për pastrimin e politikës prej tij. Siç thonë njerëz që janë marrë me krimin për shumë vite në Europë: krim të organizuar ka kudo, por krim që të sfidojë shtetin publikisht, ndodh shumë rrallë të gjesh.

Previous Post

Basha: Sulmet e Ramës ndaj Prokurorisë, lojë e rrezikshme për nënshtrimin e drejtësisë

Next Post

Elbasan, përmbyset zetori ngarkuar me dru, vdes drejtuesi i tij

droni

droni

Next Post
Krujë, e zë zetori poshtë, humb jetën në aksident 22-vjeçari

Elbasan, përmbyset zetori ngarkuar me dru, vdes drejtuesi i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.