Duke mos ju shmangur temës së nxehtë të këtyre ditëve, akademiku Përparim Kabo, ka komentuar akuzat e fundit ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
I ftuar sonte në emisionin “studio e hapur” të Eni Vasilit në TV “News 24”, midis të tjerave ai u shpreh se “Në se arrestohet Saimir Tahiri, nuk ka pse të habitemi”.
Duke i lidhur këto akuza, me krizën e mundshme të besimit të qeverisë përballë zgjedhësve, profesor Kabo nuk përjashtoi si zgjidhje, zgjedhjet e parakohshme.
“Në rast se kjo mazhorancë hyn në krizën e besimit, atëherë mbeten zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh Kabo. DRONI.al












