Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar në Tiranë. Me anë të një deklarate pë mediat, Ardi Veliu, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka njoftuar për finalizimin e një operacioni antidrogë. Sipas Veliut janë sekuestruar 220 bimë kanabis sativa dhe 146 kg kanabis. Gjithashtu 7 persona janë arrestuar.











