“Çfarë mbrojtjeje që po i bëhet drogës, trafikantëve e banditëve politikë si dhe të gjithë kriminelëve, pa iu skuqur hiç faqja në mes të parlamentit.
Trafikantët e drogës u ligjëruan sot si parti politike në pushtet në Shqiperi”.
Ky është reagimi i kryetarit të Grupit të LSI-së, Petrit Vasilit, sot, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Rregullores lidhur me çështjen e imunitetit të deputetit socialist Saimir Tahiri.












