Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është shprehur se Saimir Tahiri mund të ndikojë tek dëshmitarët që ka prokuroria. Në studion e ANC News, Alibeaj tha se kjo ishte edhe arsyeja që prokuroria kërkoi arrestimin e tij e jo hetimin, siç propozojnë deputetët e mazhorancës.
“Prokuroria është e bindur në provat e veta, se Saimir Tahiri është i përfshirë në trafik. Nëse Tahiri do të ishte një qytetar i thjeshtë, atëherë prokuroria do ta kishte dërguar para gjykatës. Saimir Tahiri mund të ndikojë tek dëshmitarët e prokurorisë kundër tij, prandaj u kërkua arrestimi i tij”- u shpreh Alibeaj.











