Deputetët e Këshillit të Mandateve kanë pranuar kërkesën e prokurorëve, për depozitimi nga ana e tyre, të disa provave të reja, ndaj Saimir Tahirit.
Pas debateve procedurale, deputetët kanë vendosur deponimin e këtyre provave, me dyer të mbyllura.
Ndërsa deputetët, anëtarë të këtij Këshilli, po firmosin dokumentet e ruajtjes së fshehtësisë së përmbajtjes së këtyre provave, deputeti Saimir Tahiri, ka lënë sallën e mbledhje, sepse procedurat nuk e lejojnë prezencën e tij, gjatë paraqitjes së provave. DRONI.al











