• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokurorja Elizabeta Imeraj: Çfare ndjej per te kur e dergoj pas hekurave

droni by droni
21 October, 2017
in Uncategorized
0
Prokurorja Elizabeta Imeraj: Çfare ndjej per te kur e dergoj pas hekurave
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anila  Çuli

Prokurja e grupit qe po heton Saimir Tahirin, Elizabeta Imeraj nuk ka as kenaqesi dhe as hidherim  nese e con pas hekurave ish ministrin e Brendshem, por ama e ka nje ndjenje. Lexoni intervisten me poshte per te kuptuar prokuroren qe dridh vec ministrit edhe te tjere qe kane bere gabime.

Cili është formimi juaj akademik dhe përse zgjodhët pikërisht fushën e drejtësisë?

Po e nis përgjigjen nga arsyet e zgjedhjes së fushës së drejtësisë të cilat përkojnë me dëshirën time të lindur që në adoleshencë për të qenë prokurore. Shkollimi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe më pas ndjekja e Shkollës së Magjistraturës bënë realitet dëshirën time për tu bërë prokurore ne vitin 2004, fillimisht ne Shkoder e me pas ne Tirane. Ndaj të qënurit prokurore, për mua nuk lidhet vetëm me plotësimin e një elementi ‘pasja e një pune’, por përbën ushtrimin e një detyre me shumë dëshirë dhe pasion.

 

Sa e pavarur ndiheni ju si prokurore  në vendimet tuaja? Cila është ambicja juaj më e madhe lidhur me fushën ku ju aderoni?

 

Nuk dua të lidh vendimarrjen si prokuror me të qënurit mashkull apo femër.  Shoqëria jonë duhet të mundohet t’i kalojë këto ndarje gjinore, pasi vendimet merren si të tilla, si një prokuror pavarësisht se cilës gjini i përket. Pa hyrë në detaje ligjore të cilat rregullojnë vendimarrjen e një prokurori, do të doja të theksoja se e rëndësishme është të jesh i drejtë dhe objektiv, të dish të argumentosh mendimin tënd dhe ta përcjellësh siç duhet atë. Dëshirat dhe ambicjet lidhen me sistemin e karrierës në prokurori dhe mbetet për të pritur. Bëj pjesë në grupin e njerëzve me natyrë kërkuese si ndaj vetes ashtu dhe ndaj gjërave me të cilat përfshihem. Jam e bindur që me punë dhe përpjekje mundet të arrihet çdo gjë. E kam mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitin 2001 dhe pavarësisht nga kjo, vazhdoj të mos shkëputem nga dëshira e përmirësimit të dijeve dhe zhvillimit akademik. Me mbarimin e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2004, kam ndjekur studimet Master nga 2006 deri në vitin 2008.  Zotëroj titullin profesoreshë e asocuar dhe Dr e shkencave Juridike, dhe në rang të ambicjeve në këtë drejtim, duhen bërë studimet përkatëse për titullin professor.

 

Shpeshherë flitet se politika ndërhyn shumë në vendmarrjet e drejtësisë…?

 

Vendi ynë është një vend i vogël, dhe më e keqja është se të gjithë marrin përsipër të flasin për çdo gjë. Nuk dua të shpreh opinione nëse ndodh apo nuk ndodh një gjë e tillë, por duhet të them se ka ardhur koha ku secili të merret me punën që i takon dhe që mbi të gjitha të merret me punën për të cilën ka njohuritë e duhura për ta bërë.

 

Mund të më thoni si ndiheni kur vendosni pas hekurave individë të ndryshëm?

 

Detyra e prokurorit është të ushtrojë ndjekjen penale e cila mundet të konkludohet edhe me arrestimin e personave të hetuar. Vënia pas hekurave e personave të hetuar nuk mund të përjetohet as si kënaqësi dhe as si keqardhje. Por ama, pasja e një hetimi të suksesshëm të jep normalisht kënaqësi.

 

Në drejtësi flitet se ka shumë problem, shumë gjëra që nuk shkojnë, përmendim këtu qoftë dhe emërimet pa meritokraci, ju si mendoni?

Si për çdo gjë tjetër edhe në këtë rast ka nevojë për përmirësimet e duhura. Meritokracia nuk është ndonjë tipar i spikatur që shoqëria jonë e vlerëson më së miri, megjithatë personave që iu është dhënë rasti për ecjen në karrierë kanë patur shansin të tregojnë vlerat e tyre ose jo. Vlerësimi më i mirë jepet nga koha dhe rezultati.

 

Cili është vendimi juaj që ju ka mbetur në mendje më i vështiri si proces?

 

Nuk dua të specifikoj ndonjë vendim apo ndonjë proces në mënyrë të veçantë. Ju  përkas atyre prokurorëve që i shohin çështjen e tyre në trajtim të barabartë. Por e parë në një prizëm të përgjithshëm, ato çfarë më kanë mbetur në mendje si procese janë ato procese në të cilat kemi patur vështirësi me procesin e të provuarit për arsye të ndryshme të pavarura nga hetimi, dhe që në fund kemi arritur të kemi një rezultat pozitiv.

 

Është folur për krijimin dhe ngritjen e një prokurorie të posaçme më e besueshme cili është opinioni juaj si prokurore…?

Puna në prokurori është një punë interesante. Unë si prokurore jam dakord me çdo lloj risie që sjell përmirësim, por do të doja të nënvizoj diçka, punoj prej shumë vitesh në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ashtu si shumë kolegë të mi. Kjo prokurori në përgjithësi ka dëshmuar histori suksesi që nga momenti i krijimit të saj e deri më sot. Nuk më vjen mirë që të themi se diçka që pritet të krijohet mundet të jetë më e besueshme, as dhe më e mirë. Jemi të gjithë dakord që sistemi të pësojë reformimin e duhur, por duhet të bëhet mbi baza të shëndosha. Në asnjë rast diçka e krijuar mbi diçka që prishet nuk mundet të jetë më e mirë. Dua të bëj një paralelizëm të vogël, me përmbysjen e sistemit komunist shoqëria jonë u tregua e dhunshme në drejtim edhe të objekteve që sistemi i mëparshëm kishte krijuar, a thua që uzinat apo fabrikat e shkatërruara nuk na përkisinin neve. Përmirësimi vjen me gjetjen e shkakut që shkakton dëmin dhe luftimin e shkakut dhe jo me zëvëndësimin e strukturave apo të personave. (marre me shkurtime nga Revistaelite.al)

Tags: elizabeta ymerajkrimet e renda
Previous Post

Horoskopi, 22 Tetor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

DETAJET/Drejtoresha e qeverisë trondit, fut prifterinjtë katolikë për meshë në kishë ortodoske

droni

droni

Next Post
DETAJET/Drejtoresha e qeverisë trondit, fut prifterinjtë katolikë për meshë në kishë ortodoske

DETAJET/Drejtoresha e qeverisë trondit, fut prifterinjtë katolikë për meshë në kishë ortodoske

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.