1.5 ton kanabis janë sekuestruar nga policia e Barit. Droga ndodhej ne nje gomone që drejtohej nga dy shqiptarë, të cilët janë arrestuar. Ende nuk dihet identiteti i tyre por mësohet se janë rreth 26 vjeç. Vlera e kanabisit në treg llogaritet rreth 15 milionë euro.











