Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, prokurori Besim Hajdarmataj ka folur për nisjen e hetimit për çështjen “Habilaj”. Ai tha se Prokuroria ka bindje të plotë që deputeti Saimir Tahiri është i përfshirë në aktivitete kriminale.
“Kemi bindje të plotë, që deputeti Saimir Tahiri është i përfshirë në aktivitet kriminal.Jemi këtu për të kërkuar heqjen e imunitetit të tij, që në çdo moment që deputeti të jetë i ekspozuar para një mase sigurie,”- tha Hadarmataj.
Në këtë mbledhje, ish-ministri Tahiri shoqërohet nga avokati i tij Artan Hajdari.











