Italia ka sjellë mbrëmjen e sotme edhe dy dosje me rreth 400 faqe, të mbushura me fashikujt, prova dhe fakte për çështjen për të cilën Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë heqjen e imunitetit dhe më pas arrestimin e tij për dy akuza.
Mësohet se nga Prokuroria e Katanias kanë ardhur disa fashikuj të tjerë me prova dhe fakte për ‘dosjen Habilaj’, në të cilën është i përfshirë në hetime edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Dosjet kanë mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga Italia, pas letër-porosive që ka dërguar në Katania, Prokuroria e Përgjithshme.
Dosjet e mbërritur mbrëmje e sotme janë dokumente të tjera për këtë çështje.













Comments 1