Një 48 vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme. Artur L., banues në Ballshit u arrestua pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj djalit të tij, 13 vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin:
Artur L., 48 vjeç, banues në Ballsh.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikollogjike ndaj djalit të tij 13 vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.












