Sonte rreth orës 21:35, në Kavajë ka ndodhur një konflikt me thikë, midis dy të rinjve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se, në Lagjen Nr. 1 për motive të dobëta janë konfliktuar me thikë, V. L., 17 vjeç dhe G. S., 17 vjeç, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar me thikë, V. L., 17 vjeç.
Personi i dëmtuar ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
G. S., është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave dhe veprime të mëtejshme proceduriale.












