Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci ka vendosur të thërrasë nesër në orën 11:00 mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve. Gjatë mbledhjes do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish deputetit Saimir Tahiri. Burime të afërta bëjnë me dije se ish ministri nuk do të marrë pjesë as në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve dhe as në seancën plenare.











