Gazetari Artan Hoxha ka publikuar detaje të reja nga dosja “Habilaj” si dhe për përfshirjen e ish ministrit Saimir Tahiri brenda rrjetit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” Hoxha tha se Tahiri nuk është kapoja dhe kreu i bandës, por pjesë e sistemit. Ai u shpreh se Prokuroria duhet të dërgonte kërkesë edhe për arrestimin e kreut të Policisë së Shtetit, Haki Cako.
“Zhurma është e madhe dhe ngjarja vijon të mos ketë përmasat e veta. Efekti që ka pasur në media ka qene i madh, por flas për ngjarjen reale e cila është tjetër gjë. Pra fenomeni kanabis në vitin 2016. Sot duket sikur maja e narkotikeve ka qene Tahiri, por nuk është ai kreu i bandës dhe kapua. Ai është një nga hallkat e sistemit. Prokuroria duhet të çonte edhe një kërkesë për Haki Cakon, pasi nuk është normale të shkarkohen 10 punonjës në polici. Kreu i piramidës është Haki Cako.”- tha Hoxha.












