“Biznesi i vogël i Kavajës është në prag të falimentit. Skema e TVSH-së do të rrisë çmimet e çdo malli dhe shërbimi dhe shumica e tyre do ulin qepenin. Papunësia do rritet, varfëria po ashtu. U dhashë mbështetjen e plotë bizneseve të vogla të Kavajës. Ne jemi shumica dhe duhet të bashkohemi e të ndalim këtë projekt shkatërrues të qeverisë”.
Kështu ka deklaruar kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa ka vizituar dhe ka takuar disa biznesmenë të vegjël në Kavajë.












