Një person kërcënon me vetëvrasje duke hipur në shtyllën e ndriçimit të Stadiumit “Niko Dovana” në Durrës.
Policia sqaron se Andon Shkodra ka mundur të ngjitet deri më lartësinë e panelit të ndriçimit të stadiumit dhe deklaron se do të vetëflijohet nëse nuk zgjidhet çështja e pronësisë së tij.
Në vendngjarje ndodhet efektive të policisë të cilët po komunikojnë me Shkodrën për ta bindur me qëllim që te zbresë.
Kjo është hera e dytë që ai kërcënon me vetëflijim duke u ngjitur në shtyllën e ndriçimit, ndërsa pak kohë më parë ka tentuar që të vetëdigjet me benzine para gjykatës.












