35 vjecari Saimir Zalla ka zbritur tashme nga vinci ne Tirane pornuk dihetnese halli i tij do te zgjidhet.IMG_4528
Policia thote se rreth orës 17:30, jane njoftuar se në qendër te Tiranes kishte hipur në një vinç, një shtetas i cili pretendonte se do hidhej nga vinçi.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur policia dhe zjarrëfiksja.

Pas negociatave të bëra nga Policia një i afërm dhe një gazetar u arrit që shtetasi Saimir Zalla 35 vjeç nga Lezha të zbrite nga vinçi.
Ky shtetas u shoqërua në ambientet e policisë dhe sipas deklarimeve paraparake të thëna prej tij, e kishte ndërmarrë këtë veprim, pasi ishte divorcuar me bashkëshorten dhe kishte probleme se ish bashkëshortja nuk e lejonte të takonte dy fëmijët e tij, thuhet ne njoftimin e policise.












