Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Nevruz Muça, 52 vjeç banues në fshatin Lleshan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Lleshan, për motive pronësie dyshohet të ketë goditur me sende të forta vëllanë e tij, shtetasin B. Muça, 33 vjeç banues në fshatin Lleshan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.











