Ergi Dini këngëtari nga Shkodra, nëse do të ishte gjallë do të mbushte 23 vjeç. Por fatkeqësisht gati një vit më parë, pak ditë pasi kishte festuar 22-vjetorin e lindjes, këngëtari me origjinë nga Shkodra, Ergi Dini humbi jetën në një aksident me motor, teksa udhëtonte me mikun e tij, Klajdi Halili. Sot, në ditën e tij të lindjes, e motra këngëtare, Barbana Dini përmes fjalëve të ndjera e kujton të vëllanë. Mbi varrin e tij ajo ka çuar një shportë me lule, ndërsa dhimbja duket se ka mbetur e njejtë edhe një vit më pas.












