• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Historia rrënqethëse e të riut nga Pogradeci: Genti i parë ka vdekur, jam mbyllur brenda një trupi tjetër

droni by droni
15 October, 2017
in Kronika
0
Historia rrënqethëse e të riut nga Pogradeci: Genti i parë ka vdekur, jam mbyllur brenda një trupi tjetër
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Liria ka ftuar të birin, Gentin në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i kërkuar të vazhdojë jetën, pavarësisht rrethanave. Ajo rrëfen se 2 vite më parë, në një lokal të një fshati të Pogradecit, ndodhi një shpërthim nga bombola e gazit. Aty ndodhej i biri 18 vjeçar, i cili u gjet nga vëllezërit e tij, i mbuluar nga flakët. Ky incident bëri që Genti  të mos kryente dot më asnjë nevojë të tijën personale. Ai hoqi dorë edhe nga shkolla sepse i vinte turp nga djegiet që i mbulonin trupin.

 

“Thotë: ‘Mami, shiko si jam nga fytyra, por edhe duart nuk më bëjnë për të punuar.  Si do jetoj unë kështu?’ E vret në vetvete… Heq shpresën, ndërsa unë i jap kurajo”.

Përsa i përket ftesës që i ka bërë në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Liria shprehet:”Djalin e kam thirrur që t’i them që të falenderojë Zotin që e la në këtë jetë edhe të dalë sepse ka turp”.

Ajo mendon se Genti nuk ka pranuar, por ai vjen në studion e “E Diela Shqiptare” dhe mendon se personi që e ka ftuar është kushërira ose vëllai. Por kur shikon të ëmën emocionohet dhe mbetet pa fjalë.

Liria – Sa hapa do të bësh, mami do të ndjekë nga mbrapa.  Ti të ma heqësh atë stresin që ke e të dalësh me shokët, të vesh tek të afërmit e tu dhe të vazhdosh jetën tënde.

I pyetur nga Arditi rreth gjendjes së tij tani, 2 vite pas incidentit, Genti shprehet se edhe pse është munduar, nuk ka mundur  ende të mësohet me këtë mënyrë jetese.

Genti – Nuk dal sepse më duket vetja sikur jam mbyllur brenda një trupi tjetër. Shoh fotot e mëparshme dhe … më duket sikur ka vdekur ai Genti i parë.  Nuk bëj dot asnjë gjë edhe po të dal. Duart nuk i mbyll dot …

Arditi – Ti vërtetë ke vështirësi fizike, megjithatë mendjen e ke në rregull, flet, qesh, nuk ke vështirësi të dalësh, të ecësh apo jo?  Çfarë të pengon?

Genti – Më vjen zor … Më vjen turp …

Arditi – “Kush të do, të do. Nuk e bën pamja fizike njeriun, më beso. Ne kemi pak minuta bashkë, mua nuk më bën më përshtypje, u mësova me ty dhe nëse ti do kesh një shpirt të bukur, ashtu siç jam i bindur që e ke, ti je njeriu më i bukur i botës! Ka shumë njerëz që janë shumë të bukur, por nuk mund të qëndrosh as edhe një minutë me ta, për çfarë kanë në shpirtin e tyre. Jeta është e bukur, do kesh kohë ta jetosh dhe ta shijosh. Nëse nuk do ta bësh për vete, bëje për mamanë, që po vuan shumë”.

Arditi shprehet se të gjithë bashkë mund ta ndihmojmë Gentin për operacion plastik dhe kështu merr dhe premtimin e tij që do të dalë nga shtëpia. Gjithashtu i ofron edhe 2 bileta për të ndjekur “Këngën Magjike” në Pallatin e Kongreseve. Liria përqafohet me të birin, të dy me lot në sy, duke na treguar se bukuria nuk është asgjë para një shpirti të bukur./tvklan

Tags: GentiHistoripogradec
Previous Post

VIDEO/ Policia superaksion në Tiranë, 1500 gjoba dhe arrestime të shoferëve të dehur

Next Post

Nga këto shenja horoskopi duhet të bëni shumë kujdes

droni

droni

Next Post
Horoskopi i veseve më të këqija që ka çdo shenjë

Nga këto shenja horoskopi duhet të bëni shumë kujdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.