Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot Fushë. Raportohet se automjeti tip golf me targë AA 044 PF ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një shtëpie private. Drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa mjeti dëmtime të konsiderueshme. Në vendngjarje kanë mbërritur policia rrugore e cila ka kryer veprimet procedurale. Sipas të dhënave, si pasojë e përplasjes me shtyllën e tensionit, disa lagje dhe biznese në Labinot Fushë kanë mbetur pa energji elektrike.











