Dy burra kanë rënë në pranga pasi ushtronin dhunë ndaj grave të tyre. Oficerët e Komisariatit të Elbasan kanë bërë arrestimin në flagrancë të Ismail Shabani, 66 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë në gjendje të dehur, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 64-vjeçares Y.Shabani. Ndërkaq në Fier policia ka kapur personin e shpallur në kërkim Namik Zaçe, 51 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier. Ndalimi i këtij personi është bërë pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.












