Julian Sula pas deklarimeve të dhëna përpara grupit hetimor, është lënë i lirë mëngjesin e kësaj të shtune.
Biznesmeni Julian Sula i njohur si “Juli i Pashakos”, u vetdorëzua dje në polici si i dyshuar për atentatin në Lushnje.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se Sula s’ka asnjë lidhje me atentatin. Një ditë më parë policia ushtroi kontroll në banesën e Sulës. Disa orë pas këtij kontrolli, Sula është vetëdorëzuar në komisariat.











