Dy vrasësit e Bledar Terpollarit janë dënuar nga Gjykata e Korfuzit. Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm plus 5 vite të tjera burg shqiptarët Emiljano Nana, 28 vjeç nga Tepelena dhe Vidjon Gogaj, 27-vjec nga Fieri. Ngjarja ndodhi në 9 maj 2016 në Gliki të Igumenicës, ku dy autorët i prene kokën viktimës për 20 mijë euro. Është shpallur i pafajshëm Pajtim Jaupi, 28-vjec nga Tepelena. Ky i fundit mbrohej nga avokati nga Janina, Dhimitri Mpouka. Në kërkim mësohet se është Krenar Terpollari, 27-vjec, i cili ndodhet i arrestuar ne Shqipëri dhe një shtetas tjetër shqiptar. Në vendimin e Gjykatës thuhej që vrasja ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të trafikut të drogës. Viktima i kishte borxh vrasësve 20 mije euro të fituara nga shitja e drogës në Greqi. Bledar Terpollari nga Backa e Skraparit u vra në kufirin shqiptaro-grek ne Gliki, Igumenicë. Ai është varrosur pa kokë, pasi ajo nuk u gjet kurrë.











