Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Yzberisht.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20.00 në rrugën “Panajot Pano”.
Një motor i cili udhëtonte në kah të kundërt me “Benz”-in me targa TR 5433 U, është përplasur me autoveturën.
Për pasojë drejtuesi i motorit është plagosur dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumave në Tiranë.
Dëshmitarët bënë të ditur për DRONI.al, se motori ka qenë me shpejtësi në momentin që është përplasur me autoveturën. DRONI.al













