Pas pushimit 5-minutësh të seancës së kuvendit, të lajmëruar nga kreu i tij Gramoz Ruçi, deputeti Flamur Noka, i pezulluar nga seanca e sotme, ka refuzuar të dalë nga salla.
Në këto kushte, kreu i Kuvendit ka pezulluar seancën plenare, duke lajmëruar rimbledhjen e saj sot, në orën 17.00.











