Kërkesa për përjashtimin e deputetit demokrat Flamir Nokës do të shqyrtohet në mbledhjen e Byrosë Parlamentare, e cila sapo ka nisur. Flamur Noka synohet të përjashtohet për 10 ditë nga aktivitet parlamentare. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura në Kryesinë e Kuvendit, pa praninë e medieve. Seanca e sotme u ndërpre nga kryeparlamentari, pasi deputeti demokrat ishte prezencë në sallë, ndërkohë që ishte pezulluar më herët nga Ruçi.












