Kreu i PD-së ka reaguar sot, pas asaj që ai e quajti shtrembërim të Rregullores së parlamentit me forcën e kartonit.
“Nga absurd e qesharak, po e ktheni në tragjik këtë Parlament.
Rregullorja e përcakton qartë.
Detyra jote të respektosh rregulloren jo ta amendosh me forcën e kartonit, siç bën në çdo seancë.
Deputeti kërkoi zbatimin e rregullores. Ti nuk mund ta anashkalosh këtë.
Mos i vë kazmën parlamentit.
Mblidh institucionet, ekspertët, Këshillin e Rregullores. Nuk mund ta ndryshosh rregulloren me forcën e kartonit”, u shpreh kreu i PD-së.
Reagimi i Bashës erdhi pas një kërkese të deputetit Vangjel Dule, për nxjerrjen nga seanca e sotme të Ligjit “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”. DRONI.al












