Dy persona kanë përfunduar në polici lidhur me vjedhjen e shtëpisë së mamasë së ministrit Damian Gjiknuri. Denoncimi në Polici u bë nga Liri Gjiknuri, e ëma e ministrit, e cila banonte me djalin tjetër në shtëpinë që u vodh gjatë natës në rrugën “Maliq Muça”. 67-vjeçarja tha se i kishin vjedhur para, por shuma nuk bëhet e ditur.












