Gazeta “Rilindja Demokratike” ka një shkrim sot me titull “Vidhet shtëpia e Gjiknurit, dalin thasët, policia e mban të fshehtë”.
Sipas artikullit, shtëpia e ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri është vjedhur në orët e mesditës.
Sipas gazetës së PD-së, shtëpia e ministrit të afërt të Ramës, gjendet në rrugën “Fortuzi” pas Ministrisë së Drejtësisë dhe është në katin e tretë të një pallati.
Hajdutët kanë hyrë nga dritarja e banjos të banesës dhe kanë marrë thasë me para, por sipas RD policia është kujdesur të fshehë ngjarjen.













Comments 1