• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SALI BERISHA/ Ja sepse, Edvin Kristaq Rama vrau për së dyti, dje në parlament, martirët e lirisë!

droni by droni
11 October, 2017
in Dosje, Kronika, Kryesore, Opinion, Politika, speciale
0
SALI BERISHA/ Ja sepse, Edvin Kristaq Rama vrau për së dyti, dje në parlament, martirët e lirisë!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të dashur miq, në seancën e djeshme plenare kushtuar nderimit të 16 deputetëve dhe intelektualëve të kombit, të ekzekutuar nga Enver Hoxha, më 10 tetor 1947, Edvin Kristaq Rama me fjalimin dhe qëndrimet që mbajti i vrau, për së dyti, martirët e lirisë, dhe kjo, për disa arsye:
Së pari, në fjalimin e tij prej 1260 fjalësh, si kryetar i një partie që pasi ndryshoi emrin nga PPSH në PS, shpalli veten trashëgimtare juridike të partisë së Enver Hoxhës që kreu krimin terrorist, ai, mund dhe duhej të kërkonte një ndjesë ex oficio. Për më tepër Edi Rama, ndonëse nuk ka përgjegjësi personale, duhet të kërkonte ndjesë publike edhe për shkak të lidhjeve të tij të forta familjare me xhelatët që urdhëruan dhe firmosën varjet, pushkatimet, burgosjet, internimet politike gjatë diktaturës hoxhiste. Ai, duhet ta dijë se, përgjegjësia, në rastin e tij morale, për krimet e pa parashkrueshme, genocidin dhe krimet kundër njerëzimit, të etërve të tij shpirtërorë dhe biologjikë, do ta ndjekë gjithë jetën si një detyrim moral për të kërkuar ndjesë, pavarësisht nga ndërrimi i emrave të forcës politike që ai drejton apo funksionet që ai do të kryejë.
Së dyti, Edi Rama në seancën e djeshme, vrau edhe një herë parlamentarët e lirisë dhe bashkëpunëtorët e tyre, sepse ai me cinizëm ekstrem në krye të seancës përkujtimore, vendosi ish ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi, dhe si për t’ju thënë atyre “mirë ua kanë bërë”, nuk e zëvendësoj atë me një nga nënkryetarët, në drejtimin e seancës. Përveç kësaj, Rama gjatë seancës, mbante në krahë një ish-hetues që ka thyer nofulla në hetuesinë politike gjatë diktaturës, Fatmir Xhafën.
Së treti, Edi Rama i ekzekutoi dje, edhe një herë në varre, ata burra të shquar të kombit, sepse në fjalimin e tij prej 1260 fjalësh, nuk shqipëroj as dhe njëherë të vetme një fjalë dënuese e madje as dhe emrin e Enver Hoxhës, Hitlerit Shqiptar të pas luftës, kryxhelatit të krimit monstruoz të radhës kundër njerëzimit, të datës 10 tetor 1947.
Përkundrazi, Edi Rama për të mbrojtur atin e tij shpirtëror, manipuloi dhe falsifikoi dje historinë. Kështu ai, në parlament, mashtroi trashë dhe me cinizëm kur deklaroi se: “Një major me dy kapitenë ushtrie, të asistuar nga një aspirancë, janë autorët e eliminimit të 15 deputetëve që përbënin 20% të parlamentit në atë kohë, ….”.
Të paraqesësh këtë krim monstruoz si akt të një majori dhe dy kapitenëve të ushtrisë, është njëlloj si të shkrehje breshëri kallashi dje, në parlament, mbi kujtimin dhe veprën e martirëve të opozitës shqiptare.
E vërteta historike është se, vendimi për dënimin e tyre me vdekje është marrë dhe firmosur nga vetë Enver Hoxha dhe Byroja Politike, para zhvillimit të gjyqit. Kështu që, majori dhe kapitenët kriminelë dhe terroristë në atë proces farsë, zbatuan thjesht vendimin e kryexhelatit Hoxha, të cilit Rama në 1260 fjalë nuk i përmend qoftë dhe njëherë të vetme emrin, por kërkon të mashtrojë shqiptarët se, fajin e kishte një major dhe dy kapitenë ushtrie.
Përveç kësaj, kërkesa e martirëve për faljen e jetës u refuzua dhe zbatimi i vendimit të ekzekutimit u miratua me shpejtësi të rrufeshme, po nga diktatori stalinist Enver Hoxha, pra edhe plumbat mbi gjoksin e tyre, mbanin firmën e Enver Hoxhës, të cilit Edi Rama me kujdes i fshehu veprën terroriste dhe genocidin ndaj opozitës.
Së katërti, Edvin Kristaq Rama i vrau për së dyti martirët e lirisë sepse, ai, dje në 1260 fjalë nuk shqipëroj një herë të vetme një fjalë për Sigurimin e Shtetit, Policinë terroriste Sekrete të Enver Hoxhës që, me porosi direkte të tij, i torturoi gjer në vdekje, vari, pushkatoi e burgosi ata burra dhe dhjetëra mijëra shqiptarë të tjerë, gjatë 46 viteve të kalvarit komunist. Rama nuk përmendi dot dje Sigurimin e Shtetit sepse, ai, me shumicën e tij miratoi ligjin e dosjeve që ju garantoi terroristëve të Sigurimit, emërimin në çdo funksion, në të gjithë lartësinë e piramidës së maxhorancës aktuale. Ndërkohë që, Rama dhe partia e tij, rrëzuan me angazhimin e tij direkt personal ligjin tjetër që i nxirrte kriminelët e Policisë Sekrete të regjimit hoxhist, njëherë e përgjithmonë nga administrata, organet e zgjedhura dhe ato gjyqësore të shtetit shqiptar.
Edi Rama me fjalën e tij mashtroi shqiptarët dhe manipuloi të vërtetën kur, në mënyrë të përsëritur, deklaroi se ishim mbledhur aty për shkak të miratimit nga mazhoranca e tij të ligjit të dosjeve, ligj që mbronte xhelatët e Sigurimit të Shtetit, ndërkohë që memorja e parlamentit dhe dokumentet e këtij shteti faktojnë se, parlamenti ka mbajtur më pare sesione komemorative në nderim të martirëve të 10 tetorit 1947, natyrisht jo i kryesuar nga Ministri i Policisë terroriste Sekrete të Enver Hoxhës, Gramoz Ruçi, por nga një përfaqësuese e denjë e shtresës së tyre, Zj. Jozefina Topalli, si dhe vite më parë ata janë shpallur “Martirë të Lirisë”.
Si përfundim, dua t’i them Edi Ramës se, as me një apo tridhjetë majorë apo kapitenë kriminelë e terroristë, nuk mund të mbulosh fytyrën prej xhelati të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dytë dhe të gjithë atyre që urdhëruan, firmosën, edhe si puna e babait tënd biologjik, varjen, ekzekutimin, torturimin apo burgosjen e viktimave të genocidit komunist.
Këtu, më poshtë, keni një foto të majorit dhe disa prej kapitenëve xhelatë të martirëve të lirisë, viktimave të diktaturës hoxhiste.

Previous Post

DENONCIMI/ “Ish-deputetja e PS po më zë dritën e diellit me ndërtim pa leje”

Next Post

FOTO/ Lulzim Basha nis analizën,ku u gabua në 25 qershor – Ja çfarë u diskutua në takimin me FRPD-në

droni

droni

Next Post
FOTO/ Lulzim Basha nis analizën,ku u gabua në 25 qershor – Ja çfarë u diskutua në takimin me FRPD-në

FOTO/ Lulzim Basha nis analizën,ku u gabua në 25 qershor – Ja çfarë u diskutua në takimin me FRPD-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.