• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RRËFIMI/ Marrëzitë e Bejrushit s’kanë të sosur: Mora dhe 8 milionë lekë kredi, i bleva vello dhe kostume popullore ‘të dashurës’ virutale

droni by droni
11 October, 2017
in Kronika
0
RRËFIMI/ Enertila Beqja tregon si gënjeu për dy vjet drejtorin e Postës: Ja kur dhe pse mori dashuria virtuale
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bejrush Ahmati ka marrë një sasi të konsiderueshme lekësh borxh, madje ka marrë e një kredi bankare 8 milionë lekë të vjetra, vetëm e vetëm për ti fituar zemrën vajzës që komunikonte në mënyrë virtuale në internet.
Me një rrogë prej 270 mijë lekë të vjetra si përgjegjës i zyrës postare Manzë dhe në pamundësi për t’i plotësuar kërkesat financiare të dashurës së tij vituale, Bejrush Ahmati, ka vendosur të marrë borxh, herë tek vëllezërit e tij në Angli, herë babait të tij, here, kunatit, xhaxhait dhe së fundi në korrik të 2017, kishte marrë dhe një kredi bankare prej 8 milionë lekë të vjetra. Me këto para ai ka mundur t’i blejë më tepër se 60 dhurata vajzës që komunikonte në internet, madje i ka blerë vellon e nuses tek “Geraldina Spoza”, dy kostume popullore dhe një zile dere.
Sot gazeta “Shqiptarja.com” zbardh të plotë rrëfimin e Bejrush Ahmatit të dhënë në ambientet e policisë së Durrësit, i cili për shkak të varësisë së dashurisë virtuale që kishte krijuar me “Elona Gjokën” që në fakt ishte Enertila Beqja, i ka dhënë kësaj të fundit shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, që përllogariten sipas tij deri në 60 milion lekë të vjetra.
“Disa fatura i kam ruajtur dhe jua kam vënë në dispozicion ndërsa pjesën tjetër ia kam dhënë Ertilës së bashku me mallin sepse ka qenë malli me garanci”, thotë në dëshminë e tij Bejrush Ahmati.
Madje i riu shton se kur ka shkuar së bashku me policinë në banesën ku dërgonte herë pas here dhuratat ka dëgjuar zërin e saj, dhe menjëherë e ka njohur.
“…Dua të shtoj se gjatë kontrollit dëgjova zërin e Ertildës dhe konfirmova se ishte zëri i kësaj shtetaseje me të cilën unë komunikoja në telefon dhe Messenger, por që ishte me emër tjetër…”, thotë Ahmati.

Ku punoni aktualisht?
Jam me detyrë përgjegjës i zyrës postare Manzë, Durrës.

Ku konsiston detyra juaj si përgjegjës i zyrës postare?
Si përgjegjës i zyrës postare, unë kryej detyrat e mëposhtme: arkëtoj shërbimet postare, shpërndaj pensionet, shpërndaj ndihmat e invalidëve, arkëtoj energjinë elektrike, gjoba makinash, arkëtojmë shërbimin postar të aplikimit për dëshmi penaliteti, legalizim dokumentacioni në Ministrinë e jashtme, si dhe shërbime të ndryshme postare. Sa është paga juaj? Paga ime është 27.000 lekë në muaj.

Mund të na shpjegoni se ku e keni gjetur shumën 6.000.000 lekë, që keni përmendur në kallëzimin tuaj?
Më ka dërguar vëllai nga Anglia, nëpërmjet Bankës Raiffeisen diku tek 8.000 paund, dhe 5.000 paund nëpërmjet Western Union ose Money Gram, por që nuk i kam mandatet sepse ka vite që m’i ka dërguar. 1.000.000 lekë m’i ka dhënë dhuratë babai im Ismeti, i cili ka qenë prej vitesh emigrant në Itali dhe aktualisht është invalid. I kam marrë borxh para 6 – 7 muajsh shumën 1.000.000 lekë xhaxhait tim Xhemal Ahmati, i cili aktualisht është i papunë, por ka djemtë jashtë shtetit. Ia kam marrë pa kontratë ose deklaratë. Gjithashtu i kam marrë borxh shumën 1.000.000 lekë kunatit tim Admir Metaj, i cili ka një biznes dyqan ushqimor. Ia kam marrë në mirëbesim pa kontratë ose deklaratë noteriale. Gjithashtu në muajin korrik 2017 kam marrë nga Raiffeisen Bank kredi në shumën 800.000 lekë.

Ju keni qenë i pranishëm gjatë kontrollit të banesës së shtetases Enerlita Beqja. Na shpjegoni nëse kanë qenë aty dhe a i keni njohur sendet që keni blerë?
Po kam qenë i pranishëm dhe gjatë kontrollit kam njohur lavastovilje, 2 televizorët LG, dy këndet e divaneve, pllakat e dyshemesë dhe parketin laminat, dyert e drurit të brendshme, pllaka e bufesë, kafazet e kanarinave dhe 2 qentë e vegjël, 2 telefonat Iphone, laptopin, disa gjëra tualeti të saj, zilen e derës, pllakat në ballkon, vellon e nuses që ia kisha blerë te “Geraldina Sposa”, disa kostume popullore. Dua të shtoj se gjatë kontrollit dëgjova zërin e Ertildës dhe konfirmova se ishte zëri i kësaj shtetaseje me të cilën unë komunikoja në telefon dhe Messenger, por që ishte me emër tjetër.

I dispononi faturat tatimore me TVSH për mallrat e blera?
Disa fatura i kam ruajtur dhe jua kam vënë në dispozicion ndërsa pjesën tjetër ia kam dhënë Ertilës së bashku me mallin sepse ka qenë malli me garanci.Gjë tjetër nuk kam për të shtuar.

 

Pasojat

Kjo histori dashurie virtuale ka lënë me pasoja depresioni 30­-vjeçarin Bajrush Ahmetaj. Pas publikimit të historisë së mashtrimit me anë të fotove false në “Facebook” të vajzës që i mori sende me vlerë 6 milionë lekë të reja,mësohet se 30-vjeçari që shpresonte të fejohej me Enertila Beqja,ka pësuar tronditje të thellë mendore. Babai i 30­vjeçarit, Ismet Ahmetaj thotë se djali i tij është në një gjendje të rënduar psikologjike pas zbulimit të së vërtetës dhe publikimit të historisë.
“…Djali po kalon një situatë të rëndë psikologjike…Ju lutem na lini të qetë pasi nëse i ndodh gjë djalit, do akuzoj juve të medias”, u shpreh ai për gazetën “Shqiptarja.com”.
Ndërsa kushëriri i Bajrush Ahmetajt shprehet se përveç se ra viktimë e asaj, ai po kalon një gjendje të vështirë pas përhapjes së historisë nga media.

Previous Post

FOTO/ Shkodër, tritol makinës së Inspektores së Arsimit

Next Post

ARSYEJA/ Bllokohen aplikimet për Lotarinë Amerikane

droni

droni

Next Post
PARALAJMËRIMI/ Ambasada: Nëse po mendon për Lotarinë Amerikane, kujdes nga këto mashtrime

ARSYEJA/ Bllokohen aplikimet për Lotarinë Amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.