Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës zyrtare dyditore në Prishtinë është takuar me Ministrin e Jashtëm të Finlandës, Timo Soini. Gjatë takimit Presidenti Meta u shpreh i kënaqur që një vend si Finlanda ka treguar vëmendje të vazhdueshme për rajoni tonë dhe për Kosovën në veçanti. Duke i uruar ministrin finlandez për festën e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Meta ka theksuar se do të vijojnë bashkëpunimet në aspektin ekonomik dhe në fushën e turizmit, pasi një marrëdhënie e tillë krijon mundësi dhe zhvillim më të shpejtë.











