Dy të rinj kamë vdekur sot si pasojë e një atentati në Lushnjë. Njëri prej viktimave është 27-vjeçari Zamir Latifi, ndërsa viktima e dytë nuk është identifikuar ende. Po kështu mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale M.XH. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 18:00 në lagjen “Loni Dhamo” ku sipas qytetarëve ka pasur të shtëna me armë. Një prej personave të përfshirë është plagosur rëndë dhe ndodhet në reanimacion.












