I shumëkërkuari për trafik droge është arrestuar në Durrës. Në pranga ka përfunduar Durim Keçi i dënuar me 9 vite burg në Itali për veprën penale trafik droge, shkatërrim prone dhe armëmbajtje pa leje. Durim Keçi u kap nga Drejtoria e Krimit të Organizuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë.











