Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, ka mbledhur urgjentisht drejtuesit e policisë. Kjo thirrje erdhi pas atentatit në Lushnjë, ku u vranë dy persona. Ndërkohë që tashmë në vendin e krimit ndodhen forcat RENEA. Nga atentati humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Personi i tretë është identifikuar Marius Xhepexhiu, 26-vjeç, ndërsa është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë për jetën.











