Dy persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për abuzim seksual me vajza të mitura. Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar 43-vjeçar dhe mikun e tij një 37-vjeçar. Mediat italiane shkruajnë se policia e ka patur shumë të vështirë të hetopjë këta persona pasi konsideroheshin si persona të afërt me familjen e vajzave. Nga të dhënat e para mësohet se vajza më e madhe e familjes ka denoncuar abuzuesit në polici, ndërsa ajo ka motivuar dhe motrat e saj për të folur në polici lidhur me rastin e abuzimeve që bëntë shqiptari dhe miku i tij italian. Mediat raportojnë se dy abuzuesit, përfitonin nga rasti kur fëmijët ishin të pashoqëruar, ndërsa ngacmimet e tyre ishin të një natyrë perverse dhe me deklarata dashurie.











