Dy persona kanë mbetur të pajetë dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një atentati me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur qendër të shëtitores së qytetit. Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur dhe një person, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.













